Monday, June 11, 2012

Grueja e shpallur e humbur u gjetë e martuar me shokun e ngusht ...

The Story
Recently
Grueja e shpallur e humbur u gjetë e martuar me shokun e ngusht ...
Jun 11th 2012, 09:37

...( Tingujt e Jetes )...
Grueja e shpallur e humbur u gjetë e martuar me shokun e ngusht

Ragip Bangolli nga Fushë Kosova e gjeti gruan, të cilën e lajmëroi të humbur disa ditë më parë. Arjeta Miftari është martuar në Gjakovë.

Ajo për burrë ka marrë Ramadan Mustafën, shokun e ngushtë të tij. Gjakovari ishte ndarë me dy gratë e para që ia kishte gjetur Ragipi, kurse e treta iu bë gruaja e tij. Kurse, Arjeta i gëzohet dashurisë së re.

E tëra i ngjan një telenovele. Por, e keqja është se dashuria tashmë duket e dështuar. Madje shumë keq e shkatërruar.

Ditë më parë Express raportoi se Ragip Bangollit, një të riu nga Fushë Kosova nga komunitetit ashkali, i ka humbur gruaja.

Duke i lënë dy vajza të vogla në shtëpi, derisa ai nuk gjendej aty, papritur Arjeta Miftari ishte zhdukur.

Pesë ditë më vonë, për Ragipin ka dy lajme. I pari i mirë, kurse i dyti i keq.

Lajmi i mirë për të është se Arjeta është gjallë e shëndosh. Bile shumë e lumtur.

Por, lajmi i keq për Ragipin është se përveç që bashkëshortja e la atë dhe dy vajzat, ajo është martuar në Gjakovë/express/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions